Mësuesit e një shkolle fillore në Holandë kanë reaszultuar pozitiv me koronavirus, duke bërë që atoritete të marrin vendimin për mbylljen e tyre.
Mediat e huaja bëjnë me dije se pas n jë laji të tillë është mbyllur një shkollë fillore në Hagë, pasi dy mësues kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe shtatë nxënës kanë pasur probleme gastrointestinale, kanë njoftuar autoritetet e qytetit.
Është shkolla e parë që është mbyllur sërish pasi Holanda, që ka raportuar mbi 46 mijë raste me COVID-19 dhe 5977 të vdekur, ka rihapur shkollat fillore më 11 maj me kapacitet të reduktuar si pjesë e lehtësimit të masave.
Ndonëse shtetet e Evropës Perëndimore po i zbutin masat ndërsa numri i të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19 po ulet, disa ekspertë frikësohen se relaksimi i tepërt do të çojë të vala e dytë.
Rreth 500 nxënës të shkollës në Hagë do t’i kthehen mësimit online për të minimizuar rrezikun shëndetësor.
Ndërkohë fatmirësisht mësuesit e infektuar me koronavirus nuk kanë pasur kontakte me nxënësit. /abcnews.al