Nisi zyrtarisht taksa për rrugën e Kombit/Bizneset e Kosovës protestojnë

schedule10:54 - 28 Mars, 2018

schedule 10:54 - 28 Mars, 2018

Sot nisi zyrtarisht aplikimi i taksës për rrugën e Kombit. Në të njëjtën kohë 150 mjete të transportit të mallrave të bizneseve kosovare protestuan në Morinë. Kundërshtimi i taksës është qëllimi i protestës së tyre të cilët janë kryesisht importues dhe prodhues kosovarë.

Ata kundërshtojnë vendosjen dhe aplikimin e saj si frenimi më i madh i ekonomive të dy vendeve, të cilat mbajnë dhe numrin më të lartë të shkëmbimeve tregtare në rajon.  Sipas tyre vendosja e kësaj takse është një tjetër barrë e shtuar për bizneset dhe qytetarët, e cila do të shoqërohet me pasoja fatale të ekonomisë në dy anët e kufirit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!