1197 teste janë kryer këto ditë në Premier League dhe vetëm një rast i ri me koronavirus ka rezultuar. Ai është një lojtar i Tottenham, teksa nuk i zbulohet emri.
Spurs kanë konfirmuar lajmin me një postim në Twitter. Futbollisti nuk ka pasur simptoma dhe tani do të qëndrojë në karantinë për shtatë ditë.
“Për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet. Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi rreptësisht protokollit sanitar“, shkruan klubi londinez.
Premier League rifillon në 17 qershor, datë kur do të zhvillohen dy ndeshjet e prapambetura: Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal. /abcnews.al
We have been informed by the Premier League that we have received one positive test for COVID-19 following the latest round of testing at our Training Centre
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 3, 2020