Gjysmëfinalja e dytë në Kupën e Kosovës, “paqe” në Ballkani-Feronikeli

schedule17:59 - 3 Qershor, 2020

schedule 17:59 - 3 Qershor, 2020

Është mbyllur takimi gjysmëfinal i Kupës së Kosovës, mes Ballkanit dhe Feronikelit, me rezultatin e barabartë 0-0. Kjo ishte gjysmëfinalja e dytë, pasi dje Prishtina mposhti me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Drenicës.

Gjysmëfinalet në Kupën e Kosovës janë me sistem vajtje-ardhje dhe ky rezultat i parë mes Ballkanit dhe Feronikelit, favorizon miqtë. Kampionët e Kosovës arritën të merrnin një rezultat pozitiv në një fushë të vështirë.

LEXO EDHE: Prishtina me një këmbë në finalen e Kupës, Januzi vendimtar me dopietë

Prishtina me shumë gjasa do të jetë finalistja e parë e Kupës së Kosovës pas fitores 3-0 në ndeshjen kundër Drenicës, ndërsa bileta e dytë, do të diskutohet në fushën e Feronikelit, në takimin e kthimit./abcnews.al

Kupa e Kosovës, gjysmëfinale

Ballkani – Feronikeli  0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!