Miedz Legnica është mundur dje në shtëpi nga Stal Mielec. Bëhet fjalë për një takim të ligës së dytë në Poloni, që u mbyll me shifrat 1-2. Sigurisht që këto përballje të tërheqin vëmendjen, duhet të ndodhë diçka e veçantë.
Për këtë ka menduar Marquitos, mesfushori spanjoll që vite më parë luante në La Liga me Villareal dhe më pas me Recreatico Huelva dhe Real Valladollid. Ditën e djeshme ai shënoi një gol me penallti, atë të barazimit 1-1.
33-vjeçari kishte mundësinë të shënonte edhe një gol tjetër në minutën e 70-të, por thuajse 5 metra me portën, nuk ia doli. Topi i gjuajtur prej tij u ndal në tra dhe më pas u kontrollua nga portieri mik. /abcnews.al