Përmes një ceremonie të thjeshte familjare për shkak të pandemisë i është dhënë lamtumira studiuesit të njohur Agron Fiços.
Ai ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës ndërroi jetë në mënyrë të papritur në moshën 86 vjeçare. Kontributi i tij është shumëdimensional, por ai cilësohej si profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve.
“Edhe dy artikujt e fundit i kishte dërguar dje ne një të përditshme shqiptare. Ishte aktiv deri në frymën e fundit, ndaj edhe dhimbja është e madhe. Çdo humbje jete njeriu është e dhimbshme, por largimi i një personaliteti si Fiço është humbje e madh për kulturën shqiptare’
Studimet e prof. Agron Fiços përbëjnë një pasuri dhe pikë referimi për studiuesit shqiptarë të disa fushave sipas sekretarit shkencore te Akademisë se Shkencave Shaban Sinani.
“Është një prej përfaqësuesve të brezit te albanologëve që u formuan brenda vendit, u formuan vetë dhe formuan të tjerët si brenda dhe jashtë Shqipërisë”.
Rektori i universitetit te Pekinit, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Fiço, në adresën e Akademisë së Shkencave si familja e tij shkencore. Ai do te çmohet si studiues ne etno-folkloristik, studime te cilat ai i ka paraqitur edhe ne kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare.
Nënkryetari i Akademisë së Shkencave Vaso Tole e nënvizoi një ditë të trishtë, pasi vetëm pak muaj më parë ai u rikthye ne gjirin e Akademisë në Komisionin e Artit dhe Trashëgimisë.
Studiuesi Agron Fiço është i pari studiues që, pas një pune këmbëngulëse dhe plot pasion, arriti të këshillojë koleksionin e famshëm Parry-Lord që ruhet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit thekson Sinani
“Studime qe i ka finalizuar edhe ne universitetin e Harvardit. ku gjendet koleksioni me i vjetër i këngëve heroike-legjendare shqiptare, janë mbi 60 këngë te mbledhura gjate ekspeditave te Perry dhe Lord në Shqipëri . Është i pari studiues qe ka këshilluar këto koleksione dhe i ka dedikuar edhe një libër”
Përveç Universitetit të Tiranës, ai jo vetëm ligjëroi, por dhe bashkë-themeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston. Prandaj ai është quajtur me të drejtë “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.
Për meritat e tij të rralla Agron Fiço është nderuar me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike. Emri i tij gjendet midis emrave të profesorëve më të shquar universitarë amerikanë në leksikonin “Who’s Who Among American’s Teachers” (bot. 2000).
Në dekadat e fundme ai ishte nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Ai është nderuar me titullin “Doctor honoris causa” prej Universitetit “Eqrem Çabej” dhe ishte qytetar nderi i Gjirokastrës./abcnews.al