Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U19, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ka folur për tematika të shumta të futbollit vendas. Sigurisht rikthimi i futbollit në vendin tonë ishte çështja e parë dhe Dede shkurtimisht tha: “Lajm i mirë rikthimi i futbollit, një lajm i mirë për komunitetin tonë dhe fëmijët. Në fund pritet me interes kampionati”.
“E rëndësishme është që gjithë njerëzit na thonë se kur do fillojë. Ka një motiv më shumë edhe për njerëzit”, shton Dede, i cili më tej flet edhe në lidhje me cilësinë e kampionatit në vijim. “Cilësia normal do bjerë. Do ketë problematika të ndryshme. Mjekët dhe përgatitësit atletikë janë më të rëndësishmit. Tani do dalin në pah edhe cilësitë e stafeve”.
“Krahasimet mund t’i bëjnë analistët. Njerëzit, me sy të lirë, nuk e dallojnë. Në Gjermani bëhen gola, por diferencat nuk dallohen”, tha Dede, i cili në lidhje me stërvitjet në shtëpi u shpreh se ka qenë shumë e vështirë që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur. /abcnews.al