Deri në qershor të këtij viti spitalet rajonale në vend do të pajisen me aparatura të reja, që do të përmiresojnë shërbimet spitalore. Janë 4.5 milionë euro të cilat do të fuqizojnë spitalet rajonale për të kryer shërbime më të specializuara, që aktualisht nuk kryhen për mungesë pajisjesh.
Nga Lezha ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi për miliona euro investime në spitale. Besohet që deri në qershor spitalet rajonale në vend do të pajisen me aparatura të reja që do të përmiresojë shërbimet .
“Janë 4.5 milionë euro të cilat do të fuqizojnë spitalet rajonale për të kryer shërbime me të specializuara që aktualisht nuk kryhen për mungesë pajisjesh” –tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Drejtori i spitalit të Lezhës Leon Kaza ka konfirmuar se pritet fillimi i procesit të planifikimit të sterilizimit për instrumentat kirurgjikale që do të thotë më shumë siguri.
Ministrja e Shëndetësisë ishte në Lezhë për të inspektuar investimet e kryera në këtë spital me qëllim fuqizimin e tyre, për të dhënë më shumë shërbime qytetarëve afër banesave të tyre. /abcnews.al