Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus. Shefi i qeverisë Armene së bashku me gruan dhe tre vajzat e tij është konfimruar i infektuar me Covid 19.
Pashinian përmes një postimi në Facebook shkruan se fatkeqësisht ai dhe familja e tij janë infektuar me koronavirus.
Kryeministri ndër të tjera është shprehur se nuk ka simptoma, porse ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.
Ai është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje. Ndërkohë deri më tani në Armeni ka mbi 9,400 raste të të infektuarve dhe 139 viktima.