Vasco da Gama po kalon një moment shumë të vështirë. Koronavirusi ka goditur keq Brazilin dhe klubi nga Rio De Janeiro është më i prekuri. Plot 16 lojtarë të kësaj skuadre kanë rezultuar pozitivë.
Testet kanë përfshirë 250 anëtarë të klubit të njohur brazilian dhe 16 prej tyre janë infektuar nga COVID-19. Tre prej tyre e kanë marrë veten dhe janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë të izoluar.
Raste pozitive ka pasur edhe në klubet e Cruzeiros dhe Atletico Mineiros. Të dy skuadrat deklaruan gjatë ditë së djeshme se kanë nga një futbollist të prekur.
Situata në vendin e madh latin, është shumë e keqe. Mbi gjysmë milion njerëz janë infektuar nga virusi i frikshëm, teksa personat që kanë humbur jetën po i afrohen shifrës 30 mijë. /abcnews.al