PSG mbylli me sukses operacionin me Interin në lidhje me Mauro Icardin ditën e djeshme. Klubi francez siguroi shërbimet e plota të sulmuesit argjentinas për shumën e 58 milion eurove (50+8 në formë bonusesh). Drejtori sportiv, Leonardo është përqendruar në Serie A dhe po tenton dy goditje të tjera.
Të dy lojtarë të Lazios: Sergej Milinkovic-Savic dhe Adam Marusic. L’Equipe raporton se braziliani ka gati një ofertë prej 80 milion eurosh për dy lojtarët serbë të bardhekaltërve. “Do flasim në fund të sezonit“, u shprehej pak ditë më parë Igli Tare për Milinkovic-Savic, një ndër lojtarët kryesorë të Lazios.
PSG pëlqen shumë edhe 27-vjeçarin Marusic, i cili aktivizohet në krahun e djathtë, si mbrojtës dhe mesfushor. Lazio do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe nuk ka ndërmend të dobësohet, por PSG e ka seriozisht dhe do të paraqesë ofertën e saj këto ditë. /abcnews.al