Temperatura të larta dhe vranësira, meteorologu bën parashikimin e motit për ditët në vazhdim

schedule11:03 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:03 - 1 Qershor, 2020

Meteorologu Hakil Osmani në “ABC e mëngjesit” ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe në vazhdim. Ai bëri me dije se herë pas here ditën e sotme vendi do të përfshihet nga reshje shiu, por që nuk do të jenë problematike.

“Pritet që ditën e nesërme të kemi reshje më të pakta, të cilat do të jenë të spostuara në zonat lindore dhe veriore. Nga dita e mërkurë do të kemi mot të kthjellët dhe vranësira shumë të pakta që do të mbeten në zonat malore. Ndërkohë temperaturat ditën e shtunë pritet të shkojnë në 30 gradë celsius.

Ditën e dielë pritet një rënie me 2 gradë celsius. Fundjava për zonat detare do të jetë e mirë. 15-ditëshi i parë i muajit qershor pritet të jetë me mot realitivisht të freskët. Ndërsa parametri i erës në det të hapur pritet që të jetë problematik. Gjatë ditës së enjte dhe pjesës së parë të së premtes pritet të kemi rikthim të erës”, sqaroi meteorologu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!