Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, i ka thurur elozhe talentit të Gladbach, Marcus Thuram. Djali i Lilian Thuram bëri një gjest të madh pasi shënoi golin e parë kundër Union Berlin, duke festuar i ulur në gjunjë, si shenjë proteste kundër racizmit.
Crespo shkroi: “Të kujtoj kur yt atë të mbante për dore ndërsa ecnit në parkun Cittadella të Parmës. I lumtur dhe krenar që ke marrë personalitetin dhe sensin qytetar të babait tënd”, shkroi Crespo në faqen e tij zyrtare.
Thuram bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Union Berlin, duke shënuar 2 gola dhe duke qenë një rrezik konstant në krahun e majtë të sulmit për Gladbach. Një lojtar me të ardhme të madhe përpara!/abcnews.al
Ti ricordo passeggiando dalla mano de tuo padre @LilianThuram21 nel parco della Cittadella di Parma! Felice e orgoglioso che tu abbia preso la personalità e il senso civico trasmesso sempre da papà! @MarcusThuram #NoRacism https://t.co/qBTbo2gZTR
— Hernan Crespo (@Crespo) May 31, 2020