Barcelona po tenton të sigurojë shërbimet e Miralem Pjanic për mesin e fushës, por ka gati planin B nëse nuk arrin te boshnjaku i Juventusit. Ai është Fabian Ruiz, një dëshirë e kahershme e kampionëve të Spanjës sipas raportimeve të Mundo Deportivo.
24-vjeçari i kombëtares spanjolle, ka një kontratë deri në vitin 2023 me Napolin. Klubi italian po tenton të zgjasë bashkëpunimin me të, por Ruiz nuk pranon. Për shërbimet e tij interesohet edhe Real Madrid, ndërsa Napoli kërkon 60 milion euro për ta lënë të lirë.
Barcelona e cilëson të lartë këtë shumë dhe do të tentojë të përfshijë ndonjë lojtar në operacion. Drejtuesit e klubit katalanas do e ndjekin me kujdes performancëm e lojtarit në sfidën e kthimit të Champions League ndaj Napolit, që luhet në muajin gusht. /abcnews.al