Vrau vëllain e të dashurës, shkrumbohet banesa e të afërmit të Manol Rrapajt në Patos

schedule17:45 - 31 Maj, 2020

schedule 17:45 - 31 Maj, 2020

Një banesë në fshatin Kuqar të Patosit është djegur.

Shtëpia e Irfan Rrapaj ku ai jeton me bashkëshorten mori flakë në rrethana të paqarta rreth orës 4.30 të mëngjesit.

LEXO edhe: Vrau dy të rinjtë pas konfliktit për motrën, digjet shtëpia e autorit në Patos

Veç banesës nga zjarri janë shkrumbuar tërësisht një magazinë, një makinë dhe disa shpendë.

Irfan Rrapaj është i afërm i familjes së Manol Rrapajt, vrarë në dhjetor të vitit të shkuar nga vëllai i të dashurës Martin Skëndaj.

LEXO edhe: VIDEO/ Vrau të dashurin e motrës: Martin Skëndaj me pranga në duar, i shoqëruar nga kolegët

Të afërm të Irfan Rrapaj megjithatë thonë se zjarri i së dielës nuk ka lidhje më ngjarjen. Kjo mbase dhe për të ulur gjakrat.

“Në ishim në gjumë kur plasi makina, dëgjuam zhurmën dhe dolëm pamë cfarë ishte. Kemi patur debate por gjithkush shikon hesapin e tij. Nuk besojmë që të ketë lidhje”, thotë kunata e Irfanit që iu dogj shtëpia.

LEXO edhe: “Ishte e martuar dhe i shkonte në shtrat”: Lidhja me komshiun që çoi në dy të vdekur në Patos

Policia e Fierit ka nisur një hetim për zjarrin. 5 muaj më parë në këtë fshat u dogj dhe banesa e Martin Skëndaj, autor i vrasjes së Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj.

Ngjarja ndodhi në poliklinikën e Patosit ku Skëndaj gardian burgu vrau me armën e shërbimit të dashurin e motrës dhe shokun e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!