PDIU: Rama shkoi në Paris me avion privat

schedule17:09 - 31 Maj, 2020

schedule 17:09 - 31 Maj, 2020

Pas denoncimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili tha se kryeministri Rama ka shkuar në Paris me avion privat, dhe ka shpenzuar 100 mijë euro, edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar të njëjtin fakt.

“Në kulmin e Pandemisë, pasi i kërkoi shqiptarëve të linin makinat e të kufizonin lëvizjen, pasi i kërkoi njerëzve të mbylleshin në shtëpi, Ramavirusi merr avionin qeveritar dhuratë e shkon për weekend në Paris”, shkruan PDIU.

Sipas PDIU kryeministri i vendit po sillet si autokrat i cili shijon luksin qeveritar, ndërsa shqiptarët luftojnë për mbijetesë.

“Duhet ti bëjmë me dije që do bëjë mirë të mos ulet më në aeroportin e vendit të tij, që e vodhi dhe e varfëroi, sepse ka tejkaluar çdo normë sjellje normale të një vendi të cilin ai vete e shpalli në gjendje lufte”, shkruan PDIU.

Reagimi i plotë i PDIU: 

“Kërkohet Ramavirusi

“Në kulmin e Pandemisë, pasi i kërkoi shqiptarëve të linin makinat e të kufizonin lëvizjen, pasi i kërkoi njerëzve të mbylleshin në shtëpi, Ramavirusi merr avionin qeveritar dhuratë e shkon për ëeekend në Paris”.

Ditën kur shqiptarët luftojnë për mbijetesë, ky autokrat i plakur e i lodhur sillet jo si kryeministër i një republike në Kontinentin Europian po si Sulltani i Bruneit, duke shijuar luksin qeveritar nëë ditën më të zezë të shqiptarëve.

Duhet ti bëjmë me dije që do bëjë mirë të mos ulet më në aeroportin e vendit të tij, që e vodhi dhe e varfëroi, sepse ka tejkaluar çdo normë sjellje normale të një vendi të cilin ai vete e shpalli në gjendje lufte. Sot ai është vetëm një autokrat në ikje ndërsa Shqipëria nuk mund të jetë kurrsesi oborri i varfëruar i këtij abuzuesi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!