Kreditë shtyhen deri në 31 gusht, BSH: Kanë përparësi turizmi dhe transporti

schedule11:39 - 31 Maj, 2020

schedule 11:39 - 31 Maj, 2020

Gjendja e vështirë financiare e individëve dhe bizneseve ka bërë që Banka e Shqipërisë të marrë një tjetër vendim për të shtyrë afatin për pagesën e kësteve të kredive deri në 31 gusht.

Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e ShqipërisëDeniz Deralla shpjegon se do të ndiqen të njëjtat procedura  dhe të interesuarit duhet të paraqiten pranë bankave për të bërë ristrukturimin duke vërtetuar edhe faktin që janë prekur nga pandemia.

“Kreditë mund të shtyhen edhe për  një periudhë 3 mujore. Nga 1 qershori i këtij viti deri në 31 gusht. Pra, kjo do të bëhet me miratimin e bankave, çdo individ apo biznes duhet të kërkojë pranë bankave këtë shtyrje”, u shpreh ai.

Sektorët që do të kenë përparësi në shtyrjen e aftit për pagesën e kësteve të kredive por njëkohësisht edhe në një mbështetje më të madhe   financiare, do të jenë turizmi dhe transporti.

“Biznese si turizmi dhe transporti do të jenë ato që do të konsiderohen si më me prioritet nga bankat. Nga takimet që patëm me bizneset dhe me bankat, mësuam nga bizneset se ka sektorë që gjatë kësaj periudhe kanë pasur një ecuri të mirë. Sidomos ato ushqimore. U kërkua nga bizneset që këto të jenë në fokus për rifinancim me qëllimin shtimin e aktivitetit të tyre”, tha më tej ai.

Drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes Financiare Sqaron të gjithë klientët  se nuk do të ketë falje por vetëm shtyrje në kohë të detyrimeve.

“Nuk bëhet fjalë për falje, bëhet fjalë për një riskedulim të kësteve të kredisë, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve apo bizneseve që të rikuperojnë gjendjen e tyre financiare përpara së të fillojnë rikuperimin e kredisë”, tha më tej ai.

Nga shtyrja e parë e pagesës së kësteve të kredisë në vend kanë përfituar mbi 23 mijë klientë me një vlerë totale mbi 2 miliard lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!