Spanjë, arrestohet “truri” i grabitjeve kibernetike

schedule17:31 - 26 Mars, 2018

schedule 17:31 - 26 Mars, 2018

Policia spanjolle ka arrestuar kreun e një grupi kriminal kibernetik, përgjegjës për vjedhjen e rreth 1 miliard eurove. Europol, FBI dhe agjenci policore nga Europa në Azi bashkëpunuan për të rrënuar organizatën.

Një person i konsideruar si truri i një organizate kriminale kibernetike, i dyshuar për vjedhjen e rreth 1 miliard eurove, është arrestuar në Spanjë. Personi konsiderohet kreu i grupit kriminal që menaxhonte fushatat virale Karbanak dhe Kobalt, që vinin në shënjestër bankat. Europol ka deklaruar se grupi ka qenë aktiv që prej vitit 2013 dhe asokohe ishte infiltruar në mbi 100 banka.

Paratë lëvizeshin përmes transfertave, ose shpërndaheshin në mënyrë automatike përmes bankomateve. Anëtarët e grupit kriminal futeshin në sistemet bankare duke dërguar email-e të infektuara me viruse të brezave të ndryshëm, njëri më i sofistikuar se tjetri. Sapo sistemet kompromentoheshin, banda përdorte aksesin në distancë për të vjedhur paratë në mënyra të ndryshme.

Më pas shumat e mëdha pastroheshin përmes valutave kibernetike dhe kartave të kreditit dhe përdoreshin për të blerë produkte luksi, përfshirë makina dhe vila. Europol, FBI, kompani të mbrojtjes kibernetike dhe policitë e Spanjës, Rumanisë, Biellorusisë dhe Taivanit bashkëpunuan për të gjurmuar dhe rrënuar organizatën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!