Agjenti i mbrojtësit italian Emerson, Fernando Garcia, ka sqaruar të gjitha zërat që e çojnë klientin e tij te Juventus. Sipas Garcia, nuk ka asnjë kontakt mes Emerson dhe drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.
Në fjalën e tij për TuttoJuve, Garcia tha: “Emerson është shumë i lumtur te Chelsea, ka raporte të mira me të gjithë shokët e skuadrës, por dhe me trajnerin Lampard. Deri më sot, nuk kemi pasur asnjë kontakt me Juventusin.
Është e vërtetë që Juventusi e kërkonte kur Emerson luante për Romën, por tani, nuk kanë komunikuar as me lojtarin, as me mua. Do të presim deri në hapjen e merkatos, por tani për tani, lojtari është i lumtur te Chelsea”./abcnews.al