Itali, policia arreston dy shqiptarë që transportonin 500 kg marjuanë me skaf

schedule09:58 - 26 Mars, 2018

schedule 09:58 - 26 Mars, 2018

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë për trafik ndërkombëtar të drogës në brigjet e san Kataldos në Bari. Lajmi është raportuar nga mediat përtej Adriatikut. Në operacionin e koduar “Themis 2018”, në të cilin mori pjesë dhe Frontex, u sekuestruan 500 kilogramë marjuanë.

Lënda narkotike ishte nisur nga Shqipëria me gomone. Të arrestuarit janë identifikuar si: S.K. 45 vjeç dhe S.F. 34 vjeç, të dy me shtetësi shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se nëse marijuana do të hidhej në treg, trafikantët do të përfitonin rreth 5 milionë euro./abcnews.al