Në 24 orët e fundit është ulur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Siç raportojnë autoritetet e Shëndetit në vend, brenda ditës humbën jetën edhe 70 pacientë të tjerë nga Covid-19.
Këtë të enjte ndërruan jetë 47 persona më pak, ndërsa bilanci total i viktimave në vend rritet në 33,142. Vendi fqinj brenda ditës ka regjistruar edhe 593 raste të reja me Covid-19, ndërsa totali i të infektuarve rritet në 231,732.
Gjatë ditës nga koronavirusi janë shëruar 3503 pacientë të tjerë ndërsa totali i të shëruarve në vend është rritur në 150,604.
Ende të sëmurë me koronavirusin në vend mbeten 47,986 persona. /abcnews.al/