Gravina e ka me presidentët: Lojë e pisët dhe e shëmtuar, e bëjnë prej parave

schedule17:00 - 28 Maj, 2020

schedule 17:00 - 28 Maj, 2020

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka deklaruar se disa klube po përpiqen të ndalojnë sezonin për të evituar pagesat ndaj lojtarëve. Vendimi deciziv se kur do të rifillojë Seria A do të merret sot, ku FIGC, Lega Seria A dhe Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, do të vendosin gjithçka.

”Ne jemi Federata Italiane e Futbollit dhe natyrisht DNA jonë na shtyn për të luajtur futboll. Ishte diçka e shëmtuar ajo që kam parë nga disa klube të cilët po bëjnë çmos për të mos rifilluar sezonin. Kjo ndoshta për të shmangur pagesat që do të kenë ndaj lojtarëve dhe stafeve”, deklaron presidenti për revistën “Diritto dello Sport”.

”Është një lojë e pisët ajo që bëhet nga një klub futbolli që të qëndrojë jashtë fushe vetëm për të ulur dëmin ekonomik. Kjo më bën mua më shumë të sigurt për ta vazhduar këtë betejë. Ekonomia e vendit tonë do të kthehet aty ku ishte dhe ne jemi një nga industritë më të rëndësishme, prandaj do të rifillojmë”, mbyll Gravina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!