Një 18 vjecar nga Milano, i prekur në mënyrë shumë të rëndë nga koronavirus, pasi kaloi më shumë se dy muaj në terapi intensive, u shpëtua nga mjekët me me një transplant të dyanshëm mushkërish – rasti i parë në Europë që u krye në 18 maj në poliklinikën e Milamos. Virusi i kishte dëmtuar dy organet, duke i pamundësuar frymëmarrjen brenda pak ditësh.
Ankthi nisi në 2 mars me një temperaturë të lartë të papritur. Rasti i djalit, është shumë i rrallë meqënëse Covid-19 në pjesën dërrmuese të rasteve tek adoleshentët shkakton vetëm simptoma të lehta. Por 18 vjecari, i shëndetshëm, i gjatë, pa patologji, brenda katër ditësh e gjeti veten të shtruar në terapi intensive, dhe dy ditë më vonë u intubua.
Që nga fillimi familja e tij ishte informuar se vetëm një mrekulli bmund ta shpëtonte dhe kishte nisur një zinxhir solidariteti mes të njohurve për t’u lutur për jetën e tij.
Në 23 mars pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më shumë, mjekët e vendosën në komë farmakologjike. Mushkëritë ishin dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme. Në mes të muajit prill, shpresa e parë me mjekët që ranë dakord për një transplant. Mjekët ishi- 19 nisi. Ata tashmë shprehën se ishte njësoj si të hidheshe në një hapësirë boshe.
Pas vlerësimit fillestar pozitiv, 18 vjecari u bë pjesë e listës së pritjes në 30 prill – ndër rastet urgjente. Pak ditë më vonë erdhi sinjalizimi për një donator të gatshëm por nuk kishte përputhje mes të dyve.
Ndërkohë djali vijonte të përkeqësohej dhe çdo gjë ditë po e çonte drejt vdekjes së sigurtë. Por më pak se dy javë më parë ndodhi ajo që të gjithë shpresonin: një tjetër donator, një person që kishte humbur jetën në një qytet tjetër dhe që ishte negativ ndaj koronavirusit.
Ndërhyrja vështirësohej dhe më shumë nga situata e pandemisë dhe faktit se në spital kishte shumë të infektuar me Covid: Cdo gjë duhej të ishte sterile. Ekipi i kirurgëve dhe anestezistëve u koordinuan me turne në mënyrë që të ishin në kulm të performancës së tyre.
Por ndërhyrja ishte komplekse dhe për shkak të dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi tek mushkëritë e 18 vjeçarit. Por ndërhyrja u mbyll në mënyrë të përsosur duke marrë parasysh se pacienti prej dy muajsh merrte frymë vetëm nëpërmjet aparaturave.
Sot ai është zgjuar, bashkëpunues, ndjek fizioterapinë dhe shkëputet gradualisht nga frymëmarrja artificiale. E pret një rehabilitim i gjatë, jo më shumë prej koronavirusit, nga i cili është shëruar por për 58 ditët që ka kaluar në shtrat, në tuba dhe i ndihmuar nga makineritë. Po në këtë periudhë u krye një ndërhyrje analoge në Vjenë, por ishte një rrugë e pashkelur më parë, me përjashtim të pak rasteve në Kinë.
Mjekët italianë u këshilluan me mjekun kinez Jing-Yu Chen për aspektet teknike, nga momenti që për arsye të qarta ishte përballur me këtë problem më parë. 18 vjecari nga Milano është një pacient pioner nga shumë këndvështrime./abcnews.al