VIDEO/ “Ju lutem, ju lutem, nuk marr dot frymë”. Polici i kishte vënë këmbën në qafë, ndërron jetë

schedule05:30 - 28 Maj, 2020

schedule 05:30 - 28 Maj, 2020

Një njeri ka vdekur dje në Minneapolis, SHBA pasi mbahej me fytyrë në tokë nga polici që po e arrestonte, megjithëse ulërinte nga dhimbjet dhe paralajmëroi se nuk merrte dot frymë. Një video shokuese tregon momentin tragjik kur polici i Minneapolis e mbante përtokë afro-amerikanin me një nga gjunjët e tij, disa momente para se ai të humbiste ndjenjat e të vdiste.

Pamjet e rënda u morën nga një kalimtare e cila po bashkëpunon me hetimet e FBI mbi incidentin e rëndë. Policia e Minneapolis konfirmoi vdekjen e të arrestuarit, duke thënë se dy oficerët kishin reaguar ndaj një falsifikimi në progres.

Viktima ende nuk është identifikuar por raportohet se u dërgua me ambulancë në spitalin e Hennepin County ku vdiq pak më vonë. Kalimtarja Darnella Frazier shpërndau videon tronditëse të incidentit në Facebook ku njeriu i duket i ngulur përtokë me forcë nga policët për më shumë se gjashtë minuta, megjithse u lutet ta lënë të lirë.

“Ju lutem, ju lutem, nuk marr dot frymë”, dëgjohet që u lutet policëve njeriu pa veshje në pjesën e sipërme të trupit. Shumë dëshmitarë dëgjohen më tej që debatojnë me policët për përdorimin e forcës së ekzagjeruar.

Një ambulancë vjen më pas dhe policia vendos trupin e palëvizshëm të burrit në barrelë.
Një kalimtar mashkull thotë: “Ti sapo e vrave atë njeri”.Video ka shkaktuar zemërim të gjerë në rrjetet sociale dhe eshte shperndare 7,000 herë.