SpaceX, kompania e Elon Musk pritet që të hyjë në histori të mërkurën e 27 majit. Kompania e teknologjisë së kërkimit hapësinor nis sot misionin e parë me njerëz në bord.
Në bordin e raketës Falcon 9 do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, ndërsa ky mision i jep fund një pauze nëntë vjeçare të agjencisë amerikane hapësinore.
Bëhet fjalë për një fluturim test që quhet Demo-2, dhe pritet që të ngrihet toka amerikane për të orbitë rreth orës 4:33 të pasdites me orën lokale, (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore), që nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida.
Për ata që janë kuriozë për të parë ngritjen e raketës nga toka, mund ta shihni ‘live’ në Space.com ose direkt nga uebsajti i vetë agjencisë hapësinore.
Po ashtu mund ta ndiqni ‘live’ në kanalin e NASA-s në YouTube të vendosur më poshtë:
Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë në plan të shkojnë në Cape Canaveral për të parë nisjen.
Lexo edhe: Pas 9 vitesh pauzë, NASA dhe kompania e Elon Musk gati të bëjnë histori
Lëshimi i anijes do të varet nga moti. Parashikuesit thanë se ekziston 40 për qind mundësi që misioni të shtyhet për shkak të stuhive në Florida. Nëse kjo ndodh, një mundësi e dytë për lëshimin e ‘Falcon 9’ do të ishte pasditja e së shtunës. /abcnews.al/