Ndeshje fantastike kundër Leipzig, objektivi i Interit i mahniti të gjithë

schedule09:18 - 30 Maj, 2020

schedule 09:18 - 30 Maj, 2020

Ditën e mërkurë, në Bundesliga u zhvillua një ndeshje spektakolare mes Leipzig dhe Hertha Berlin. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2, ku të dyja skuadrat i dhanë më shumë prioritet fazës sulmuese.

Një ndër lojtarët më të mirë në fushë, ishte padiskutim objektivi i Interit, Matheus Cunha. 21 vjeçari i Hertha Berlin vendosi statistika të shkëlqyera: 10 driblime të tentuara (më shumë se të gjithë), 5 driblime të suksesshme (më shumë se të gjithë), katër faulle të fituara (më shumë se të gjithë), dhe fituesi i penalltisë vendimtare, që u shndërrua në gol nga Piatek dhe shmangu humbjen për Hertha Berlin.

Flitet për një transferim të mundshëm të Cunhas tek Interi, madje dhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, konfirmoi pak ditë më parë se do të ketë një akord mes drejtuesve zikaltër dhe atyre të Hertha Berlin, për firmën e 21 vjeçarit./abcnews.al