Katër raste të reja me koronavirus në Premier League. Emrat e lojtarëve nuk bëhen të ditur, por i përkasin tre klubeve të ndryshme. Të katërt do të futen në karantinë për një periudhë shtatë ditore.
Në Angli po testohen të gjithë pjesëtarët e botës së futbollit nga dy herë në javë. Raundi i tretë i testimeve ka përfunduar dhe katërt lojtarët kanë qëlluar pozitivë me COVID-19.
Plot 1008 persona, duke përfshirë futbollistë dhe stafet e skuadrave, janë testuar në tre ditët e fundit. Në raundin e parë të testeve dolën pozitivë dy persona, në të dytin gjashtë persona dhe në të tretin, katër të tillë. /abcnews.al