Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është një ndër emrat më të përfolur për merkaton e verës, pasi shumë klube janë vënë pas tij. Bomberi dardan ka folur sot për Fan Zone në Supersport, aty ku ka sqaruar të ardhmen, si dhe ka treguar se kur do të rifillojë kampionati turk.
E ARDHMJA – “Unë jam te klubi më i madh të Turqi. Secili klub ka problem financiare. Nuk flas dot për merkaton. Kam kontratë 3-vjeçare. Gjithçka varet nga klubi. Ai vendos. Unë jam adhurues dhe tifoz i Fenerbahces. Në fillim është dëshira e klubit, pastaj dëshira e imja personale”.
AVENTURA SHQIPTARE – “Kur kam qenë te Teuta dhe Besa kam qenë 18-vjeç. Kulmin e karrierës e kam arritur 2 vitet e fundit. Asnjë trajner asnjë klub nuk e largon lojtarin e mirë. Nuk kam qenë aq mirë në atë momente. Kam qenë punëtor dhe punova për të arritur gjithçka. Në atë kohë ka pasur shumë dallime mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar. Ishte vështirë për mua që të adoptohesha. Nuk them që nuk më kanë vlerësuar. Nuk kam pasur fat dhe nuk i shfrytëzova rastet që më dhënë.
OFERTAT BIG – Për mua është krenari të më krahasojnë me një sulmues si Ibrahimovic. Nuk jam unë ai që flas për transferimet. Dëshira ima nuk vlen. E gjithë fjala është te klubi. Do jap maksimumin deri në fund të kontratës”.
RIFILLIMI – Dy herë e kanë marrë vendimin që do nisë në 12 qershor. Nesër merret vendimi përfundimtar. Mund të vonohet edhe 1 javë më tepër dhe të fillojë më 19 qershor. Besoj se do të jemi gati”, tha Muriqi./abcnews.al