Kreu i PBDNJ-s nga Korça ka folur për marrëveshjen e detit dhe marrëdheniet me Greqinë. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se për 5 vite ka mbajtur peng marrëdheniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sa i përket marrëveshjes së detit, Dule vlerëson si të drejtë marrëveshjen e vitit 2009, duke shpresuar që negociatat të konkludojnë në një rezultat efektiv.
Vangjel Dule: “Zoti Rama nuk mund të marrë peng vendin tonë në marrëdhëniet me Greqinë, e cila përbën strumbullarin epolitikave euro-atlantike për Europënm juglindore. Rrjedhimisht urojmë që ky proces që ka nisur mes dy ministrave të Jashtëm, të jetë një takim që të ofrojë zgjidhje çështjeve të akumuluar, por në të njëjtën kohë të rekuperojë një pjesë të kostos të shkaktuar nga politikat e zotit Rama. Marrëveshja e vitit 2009 ishte, siç shprehen ekspertët se nuk jam i tillë dhe as kompas e vizore nuk kam në xhep. E konsiderojnë një marrëveshje të drejtë dhe besoj se edhe negociatat do të konkludojnë në një rezultat, i cili do të jetë i drejtë edhe efektiv”./abcnews.al