Zërat e merkatos: 60 milion € për Icardi, Juventusi parakalon PSG-në

schedule10:40 - 27 Maj, 2020

schedule 10:40 - 27 Maj, 2020

Mauro Icardi nuk do të kthehet tek Interi dhe kjo është e sigurt. ESPN, dy ditë më parë raportonte se ishin mbyllur bisedimet dhe sulmuesi do të jetë pjesë e PSG, klub me të cilin mendohet se do të firmosë një kontratë 4-vjeçare dhe do të përfitojë 10 milion euro në sezon.

Gjithsesi, “L’Equipe du soir” raporton se Inter ka gjetur marrëveshjen me të dy klubet: PSG dhe Juventus. Në arkat e zikaltërve do të shkojnë 60 milion euro, ndërkohë që theksohet se vetë Icardi do dëshironte më shumë të rikthehej në Itali.

Bardhezinjtë e kanë kërkuar edhe më parë sulmuesin, i cili do t’u garantonte të tjerë gola atyre. Gjithashtu klubi nga Torino është gati t’i ofrojë atij një pagë më të lartë se PSG. 12 milion euro në sezon e joshin Icardin, i cili po pret 31 majin, kur edhe skadon afati që PSG ta blejë atë përmes klauzolës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!