Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën të katër personat në bord

schedule21:07 - 26 Maj, 2020

schedule 21:07 - 26 Maj, 2020

Një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar pranë një fushe aviacioni  në rajonin lindor të Chukotka-s. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, njoftoi ushtria ruse.

Sipas asaj që deklaroi ministria e Mbrojtjes,  përplasja mund të jetë shkaktuar nga një problem teknik. Tre anëtarët e ekuipazhit dhe një teknik në bord ndërruan jetë si pasojë e përplasjes. Lajmin e konfirmoi guvernatori i Chukotka-s, Roman Kopin.

Ky është aksidenti i dytë fatal që ndodhe me një helikopter ushtarak të këtij lloji brenda një jave. Më 19 maj, një tjetër helikopter u përplas pranë Klin-it,  një vend që ndodhet 90 kilometra nga Moska, duke u marrë jetën të tre personave që ndodheshin në bord.

Zyrtarët thanë se përplasja në këtë rast mund të ishte shkaktuar nga një problem teknik. Mi-8 është një nga helikopterët më të zakonshëm në forcat e armatosura Ruse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!