Interi duket se më në fund do të arrijë të largojë mesfushorin belg, Radja Nainggolan. Ky i fundit, mund të përfundojë te Brescia, si pjesë e marrëveshjes për talentin italian, Sandro Tonali.
20 vjeçari vlerësohet 40 milion euro nga drejtuesit e Brescias dhe Interi, ka gati planin për të mposhtur rivalitetin me Juventusin dhe Milanin, dy rivalët më të mëdhenj në Serie A.
Siç raporton TuttoMercato, zikaltërit do të ofrojnë 20 milion euro plus kartonin e Radja Nainggolan, që sipas kësaj oferte, vlerësohet 20 milion. E vetmja pengesë është fakti që Brescia mund të bjerë nga kategoria dhe Nainggolan, vështirë të pranojë që të luajë në Serie B./abcnews.al