Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili anëtar i Këshillit Politik ka deklaruar në mbledhjen e sotme se një nga argumentet e dakordësuara ishte kuota gjinore.
Megjithatë ai theksoi se duhet të ngrihet një dispozitë mbrojtëse për të shmangur historitë e së shkuarës kur këto vendime kanë mbetur në letër pa u vënë në zbatim.
LEXO EDHE: Gjiknuri pas mbledhjes se Këshillit Politik: U dakordësuam për tre propozimet e opozitës
“Një nga tre argumentet ishte edhe kuota gjinore. Bashkëndamë një zgjidhje dhe kompromis që kuota gjinore të jetë 1 në tre, ndërsa në zgjedhje lokale ku ka qenë 50% një kuotë jo realiste.
Kemi kërkuar që kjo kuotë të ketë dispozita mbrojtëse për të shmangur historitë e të shkuarës për të hedhur një hap në rrugën e duhur dhe jo atë që quhet demagogjia dhe hipokrizia e radhës. Kjo pjesë e mbyll këtë çështje dhe hidhet një hap i rëndësishëm për një garë të hapur”, tha Petrit Vasili./abcnews.al

