Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar gjatë ditës së sotme me disa biznese në zonën mes Brryllit dhe Xhamllikut në Tiranë.
Duke folur me pronaren e një biznesi lulesh në kryeqytet, Basha mëson se nga vetë ajo se ka pasur edhe një person tjetër të punësuar, por është detyruar që të heqë nga puna pasi nuk mund ta paguante për shkak të krizës.
Lexo edhe: Përgatitjet për rinisjen e transportit publik në Tiranë, operatorët: Jo më shumë se 25 pasagjerë
Po ashtu, vajza ankohet edhe për faktin që duhet që të mbyllë aktivitetin gjatë fundjavës, pasi siç thotë ajo në atë pjesë të javës kanë më shumë punë. Një tjetër problematikë që ngre pronarja e biznesit është fakti që njoftim e rëndësishme i marrin vesh nga profili i kryeministrit në Facebook.
Vajza shprehet:
“Me statuse Facebook-u kujtohet të të lajmërojë në nëntë e gjysmë të darkës. Unë e kisha bllok, u detyrova ta zhbllokoja që të shihja statusin a do hap dyqanin nesër. Këtu jemi katandisur.” /abcnews.al/