Për herë të parë nga nisja e pandemisë, Britania e Madhe regjistron numrin më të ulët të vdekjeve

schedule16:43 - 25 Maj, 2020

schedule 16:43 - 25 Maj, 2020

Numri i personave që humbin jetën nga koronavirusi në ditë ka arritur në pikën më të ulët që me vendosjen e karantinës në mars. Në 24 orët e fundit, vendi konfirmoi 77 vdekje të tjera nga koronavirusi.

Ndërsa, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Angli regjistroi ditën e sotme 59 viktima të tjerë në spitale,  këtu nuk llogariten vdekjet që mund të kenë ndodhur në shtëpitë e kujdesit.

Në anën tjetër, Skocia njoftoi për tre viktima të tjerë, ndërsa Uellsi dhe Irlanda Veriore raportuan 8 të tilla. Deri më tani, Britania e Madhe numëron në total 259,559 të infektuar dhe 36,793 viktima si shkak i koronavirusit.

Kujtojmë këtu se vendi ishullor dhe pjesa më e madhe e Evropës ndodhen në fazën dy të planit për menaxhimin e koronavirusit, ndërsa qendra e pandemisë është zhvendosur në Amerikën Latine dhe Rusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!