Kryhet transplanti i parë i mushkërive tek një paciente me koronavirus në Evropë

schedule15:43 - 25 Maj, 2020

schedule 15:43 - 25 Maj, 2020

Universiteti mjekësor i Vjenës ka kryer me sukses transplantin e parë të mushkërive tek një paciente me koronavirus.

Ky është rasti i parë në Vjenë por edhe në Evropë. Në një njoftim për mediat të bërë të hënën, qendra mjekësore njoftoi se transplanti u krye javën që shkoi.

Spitali njoftoi se 45-vjeçarja me koronavirus, nuk do të kishte mbijetuar nëse nu do t’i ishte bërë transplanti ndërsa shtuan se tashmë ajo është duke e marrë veten nga procedua.

Walter Klepetko, kreu i kirurgjisë në klinikë u shpreh:

“Në pikëpamjen tonë, ajo është duke ecur mirë dhe nuk duket të ketë probleme madhore. ”

Spitali njoftoi gjithashtu se pacientja nuk ka pasur sëmundje shoqëruese dhe se ishtë në gjendje të mirë shëndetësore përpara se të infektohej tetë javë më parë.

Direkt pas infektimit, gjendja e saj u përshkallëzua në mënyra dramatike. Operacioni u përshkrua nga spitali si “shumë i komplikuar”, por i suksesshëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!