Një ish-futbollisti i Romës është ndarë nga jeta. Joseph Bouasse Perfection ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare. Mesfushori i lindur në Kamerun, është aktivizuar me të rinjtë e skuadrës kryeqytetase.
Ai provoi një aventurë me Vicenzan dhe Gaz Metan në Rumani. Lajmi për vdekjen e Joseph Bouasse e ka konfirmuar vetë klubi i Romës. 21 vjeçari është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak në zemër.
“AS Roma vajton humbjen e ish-futbollistit të moshave, Joseph Bouasse Perfection dhe qëndron afër të dashurve të tij në këtë moment të madh dhimbjeje”, shkruan klubi verdhekuq në rrjetet sociale./abcnews.al