Dy aventuriere që kishin filluar një ekspeditë në arkipelagun e Arktikut të Svalbard, shtatorin e kaluar, ku qëllimi i tyre kryesor ishte studimi rreth ndryshimit të klimës në rajonet polare, janë detyruar që karantinën ta bëjnë në këtë vend të largët.
Kur Hilde Falun Strom dhe Sunniva Sorby në momentin që vendosën ti thonë lamtumirë kasolles së tyre të vogël prej druri, ku qëndruan për muaj me radhë, pandemia ju ndryshoi planet.
Tani nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të qëndrojnë të shkëputura nga bota, së bashku, nën shoqërinë e qenit të tyre Ettra, dhe të arinjve polarë, derisa një anije të jetë në gjendje t’i kthejë ato në shtëpi.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ato kanë konfirmuar se kanë pasur shumë ftohtë dhe se gjatë kësaj periudhe ato janë përballur me vështirësi të shumta pa drita dhe pa ujë.
Strom dhe Sorby kaluan dy vjet duke planifikuar projektin e njohur si “Hearts” në akull, i cili i bëri ato gratë e para në histori që mbijetuan në Arktik pa një anëtar mashkull të ekipit.
Gjatë kohës së tyre, studiueset kanë mbledhur të dhëna për motin dhe jetën e egër duke monitoruar retë, akullin e detit dhe organizmat, për agjencitë ndërkombëtare si Instituti Polar Norvegjez në NASA./abcnews.al