I jepet lamtumira e fundit deputetit socialist, Meta kurorë të veçantë

schedule14:27 - 25 Maj, 2020

schedule 14:27 - 25 Maj, 2020

Përcillet për në banesën e fundit Niko Faber ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 80-vjeçare.

Miq, familjarë dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit deputetit socialist duke shprehur dhimbje për largimin e tij nga jeta në homazhet që u mbajtën në Katedralen e Korçës, ku morën pjesë një numër i vogël personash për shkak të situatës së pandemisë.

Ajo që ra në sy ishte kurora e veçantë e presidentit Ilir Meta në nder të kujtimit të deputetit socialist, ashtu sikurse një ditë më parë, kreu i shtetit e cilësoi një socialist të rrallë.

Faber ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!