Vijon të rritet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, këtë të hënë janë konfirmuar pozitive me koronavirus 21 raste të reja duke e çuar në 1999 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 17 pacientë, duke e çuar në 1 439 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ndërkohë deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 113 persona të infektuar me koronavirus./abcnews.al