Një djalë përqafoi të dashurën e tij ndërsa po shëtiste në qendër të Pavisë në Itali, por mesa duket kjo do i kushtoj pak shtrenjtë.
Ai u gjobit nga policia për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.
20 vjeçari do të duhet të paguajë 400 euro (e cila mund të ulet në 280 nëse gjoba paguhet brenda 30 ditëve nga lëshimi i raportit). Si djali ashtu edhe e dashura e tij kishin vënë maska por sipas policisë ata nuk respektuan distancën sociale./abcnews.al