Në një intervistë të dhënë për mikrofonët e TG3, Vicenzo Spadafora, ministri i Sportit në Itali, ka shprehur dëshirën e tij që Serie A të rifillojë sa më shpejt. “Shumë më kanë thënë të ndjekim modelin gjerman”, u shpreh fillimisht Spadafora.
“Në Gjermani, ndeshjet transmetohen nga Sky, që ka gjetur marrëveshjen e duhur, si dhe ka mbrojtur interesat e abonentëve që paguajnë më tepër. Të njëjtin model, duam të ndjekim dhe ne në Itali për transmetimin e ndeshjeve.
Gjithçka duhet bërë që të eliminohen grumbullimet e tifozëve nëpër bare dhe kafene për të ndjekur ekipet e tyre. Ekipet e Serie A po stërviten sipas protokollit dhe për rifillimin e kampionatit, kemi dy data: Me 13 ose me 20 qershor. Të enjten do të vendosim për një nga këto dy data”, tha Spadafora./abcnews.al

