Përmbytjet në Shkodër, dërgohet në spital 55-vjeçari

schedule13:45 - 23 Mars, 2018

schedule 13:45 - 23 Mars, 2018

Një 55-vjeçar nga zonat e përmbytura është dërguar menjëherë në spital nga Forcat e Ushtrisë. Banor në Malin e Jushit, ai ka shfaqur probleme me zemrën. Forcat e Ushtrisë organizuan operacionin për nxjerrjen e tij nga përmbytja dhe dërgimin në spital.

Ndërkohë tek banorët e Nënshkodrës kanë shkuar ministrat Bushati dhe Xhaçka. Ministri Bushati tha se shteti është në krye të detyrës dhe po ndjekim situatën dhe kemi marrë masa për jetën e njerzëve dhe gjësë së gjallë.

Ministrja Xhaçka tha se do futen në zonë 300 ton koncentratë për bagëtinë. I pranishëm ishte dhe deputeti demokrat, Romeo Gurakuqi, i cili vlerësoi punën e policisë dhe të ushtrisë./abcnews.al