Quhet Moussa Diaby dhe është vetëm 20 vjeç. Talenti francez po shkëlqen me Bayer Leverkusen këtë sezon dhe paraqitjet e tij, kanë tërhequr interes të madh të klubeve të ndryshme.
I transferuar direkt nga Akademia e PSG-së, Diaby nuk e ka pasur aspak të vështirë të bëjë tranzicionin në futbollin gjerman dhe te Leverkusen, është shndërruar ndër më të mirët dhe është lojtar stabël në formacionin titullar.
Arsenali, Tottenham dhe Chelsea kanë shfaqur interes për talentin e Leverkusenit, i cili nuk largohet kurrsesi pa 30 milion euro, raportojnë mediat gjermane. Kjo shumë, është e përballueshme për të tre klubet londineze, që sezonin e ardhshëm synojnë vendet e para në renditje./abcnews.al