Dy lojtarët e infektuar pjesë e “Tigrave”, nisin karantinën 7-ditore

schedule16:41 - 24 Maj, 2020

schedule 16:41 - 24 Maj, 2020

Në Angli janë përqendruar te testet e futbollistëve dhe stafeve mjekësore. Tetë lojtarë të Premier League kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez.

Gazetari i BBC, Simone Stone raportoi se 1014 persona të 24 klubeve të Championship i janë nënshtruar testeve mjekësore, diçka që është konfirmuar nga EFL. Përgjigjet kanë dalë dhe vetëm dy lojtarë.

LEXO EDHE: Dy të infektuar në Championship, testohen edhe 3 futbollistë shqiptarë

Të dy i përkasin skuadrës së Hull City, që renditet në vend të katërt nga fundi. Klubi britanik ka pranuar infektimin e dy lojtarëve në një postim në rrjetet sociale. Të dy futbollistët do të nisin karantinën dhe do të qëndrojnë 7 ditë të izoluar. /abcnews.al