Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E patë të gjithë ndeshjen Juventus-Inter”, hapet hetim për Lotiton

schedule16:11 - 24 Maj, 2020

schedule 16:11 - 24 Maj, 2020

Lazio ka zhvilluar një sezon fantastik dhe ka shanse reale për fitimin e titullit kampion. Juventusi i vendit të parë, është vetëm një pikë larg dhe në kampin bardhekaltër po presin rifillimin e kampionatit për të nisur betejën për trofeun e madh.

Claudio Lotito nuk e priti mirë pezullimin e kampionatit pas zhvillimit të ndeshjes Juventus-Inter. Ky duel u luajt pa tifozë mbrëmjen e 8 marsit, bardhezinjtë fituan 2-0, parakaluan Lazion dhe dolën në krye.

E patë të gjithë atë lloj ndeshje“, u shpreh presidenti i Lazios në një prononcim për La Repubblica, fjalë që kanë ndikuar në hapjen e një hetimi nga Prokuroi Federal. Il Tempo raporton se Lotito është thirrur menjëherë për të dhënë sqarimet për dyshimet e tij.

Nëse Lotito do të japë informacione që do të vinin në dyshim rregullsinë e ndeshjes Juve-Inter, atëherë Prokurori Federal duhet të hapë një hetim për shkelje sportive, përndryshe presidenti i Lazios mund të dënohet për deklarata të dëmshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!