Bilbil Zekaj një 51-vjeçar nga fshati Kute i Mallakastrës i cili ndodhej në paraburgim në burgun e Fierit ka varur veten me çarçaf rreth orës 15:00 të pasdites së sotme.
Burime bëjnë me dije se ai është dërguar në spital me shenja jete falë ndërhyrjes së menjëhershme të gardianëve të burgut dhe ambulancës, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se viktima vuante nga sëmundja e diabetit dhe ishte person i qetë dhe pa probleme. Ai ndodhej në paraburgim prej 10 muajsh, pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike në pritje të vendimit për akuzat ndaj tij për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Pasi ka marrë vendimin për t’u vetëvarur ai ka hyrë në tualetet e burgut, ku dhe ka kryer aktin e rëndë. Teksa është vonuar për disa minuta, gardianët e turnit kanë hyrë në tualet ku dhe e kanë gjetur të varur.
Shkaqet që e kanë shtyrë 51-vjeçarin të ndërmarrë aktin e rëndë mbeten ende të paqarta./abcnews.al