Lezhë, Gjykata lë në burg edhe një tjetër zyrtar të bashkisë

schedule11:38 - 23 Mars, 2018

schedule 11:38 - 23 Mars, 2018

Mbetet në burg edhe një tjetër i arrestuar i operacionit “Ranishtja 4” për tjetërsimin e tokës në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Gjykata e Lezhës ka lënë në burg sot 47-vjeçarin Lek Frroku, i arrestuar dy ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Sipas prokurorisë, ai është një përfituesit e tokës në bregdet tek Rana e Hedhun, në mënyrë të paligjshme përmes kësaj skeme falsifikimi. Po ashtu ka dalë para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë, Juxhina Mema, specialiste e kadastrës në Bashkinë e Lezhës, për të cilën gjykata la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm “Arrest në shtepie.”

Gjykata ka lënë disa ditë më parë në masën e sigurisë në “arrest me burg” edhe specialistët Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, ndërsa 8 zyrtarë të tjerë janë në arrest shtëpie./abcnews.al