Nëntë raste të reja me Covid-19 janë zbuluar nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, duke eçuar në 998 numrin e të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër.
Ndërkohë një natë më parë ka humbur jetën një 64 vjeçare nga Tirana duke e çuar në 32 numrin e viktimave nga Covid 19 në vendin tonë. 64 vjeçarja vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.
COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)
Testime totale 14605
Testime molekulare 13279
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 998
Raste të shëruara 789
Raste Aktive 177
Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1./abcnews.al