Besimtarët myslimanë në Shqipëri këtë të dielë pas 30 ditësh agjërim festojnë sot Fiter Bajramin. Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit besimtarët do të festojnë ndryshe këtë festë të rëndësishme në kalendarin e tyre.
Qytetarët shprehen se për shkak të pandemisë nuk kanë mundur që të shkojë në xhami dhe të falin Namazin e Fiter Bajramit.
“Nuk kam shkuar të falem pasi nuk u lejuam, këtë vit për shkak të virusit nuk u lejuan të kryenin ritet fetare as të krishterët dhe as besimtarët e feve të tjera, ndaj mendoj se dhe qeveria ka marrë këtë vendim”, është shprehur një nga besimtarët në Tiranë.
Lexo edhe: Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, falja nëpër xhami
Një tjetër qytetar në Tiranë për Abc News ka theksuar se në një ditë feste si kjo e Fiter Bajramit besimtarët nuk duhet të pyesnin për koronën e qeverisë pasi nuk ka asnjë të tillë.
“Këtë vit nuk kam agjëruar, festën do e kaloj në shtëpi se nuk kam ku të shkoj, në këtë shtetrrethim që ka bërë ky si në kohën e Enverit patjetër që na mungon rituali. Unë nuk falem por ato që falen duhet të kishin dalë dhe të mos pyesnin për koronën e qeverisë, nuk ka korona”, ka thënë qytetari.
Një tjetër besimtar shpreh dëshirën për tu falur po për shkak të pandemisë ai thekson se një gjë e tillë nuk është bërë e mundur një gjë e tillë.
“Kisha dëshirë të falesha se jam njeri dhe duhet të bëjmë lutje, por xhamitë janë të vogla dhe ne normalisht duhet të ruajmë masat”. /abcnews.al

